Nesër diplomon gjenerata e parë e Limak ASI
Prishtinë, 21 mars - ANP 'Adem Jashari' nesër do të mbajë ceremoninë e diplomimit të gjenerates së pare të Limak ASI (Instituti i Shërbimeve të Aeroportit).
Në këtë ceremoni do të marrin pjesë edhe përfaqesues nga qeveria e Kosoves si dhe ambasadorë të ambasadave të huaja në Kosovë.
Limak ASI është themeluar në vitin e kaluar ku 30 studentë nga Universiteti publik i Prishtinës kanë ndjekur ligjëratat dhe trajnimet në shërbime aeroportuale për tu paisur me certifikata të njohura në të gjitha shtetet e Bashkimit Europian si dhe duke u ofruar mundësi punësimi në aeroport.