Nënshkruhet marrëveshja për zgjerimin e rrugës Prishtinë-Mitrovicë
Kjo marrëveshje do ta përmbyll konstruktin financiar për projektin në fjalë.
Në emër të Republikës së Kosovës këtë marrëveshje do ta nënshkruaj Ministri i Financave, Besim Beqaj, ndërsa në emër të Fondin Saudit për Zhvillim do ta nënshkruaj zëvendëspresidenti i Fondit për Zhvillim të Mbretërisë së Arabisë Saudite, Mohammed A. Al-jenaidel.
Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes do të mbahet të martën më 03 dhjetor 2013, në ora 12:00, në Ministrinë e Financave - Ndërtesa e Qeverisë së Kosovës, kati 11- salla e konferencave.