23 Dhjetor 2024

Nënshkruhet marrëveshja për menaxhimin e hapësirës ajrore të ultë mbi Kosovën

Prishtinë, 7 shkurt - Komandanti i Forcës së NATO-s në Kosovës, gjeneralmajor Michele Risi, nënshkroi sot një kornizë marrëveshje për menaxhimin e hapësirës ajrore të ultë mbi Kosovën, gjersa Drejtori i Përgjithshëm Arnór Sigurjónsson e nënshkroi në emër të Ministrisë për Punë të Jashtme të Islandës.

Në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe Marrëveshjes Tekniko-Ushtarake të vitit 1999, Komandanti i KFOR-it mban autoritetin mbi sigurinë në hapësirën e ultë ajrore mbi Kosovën, e cila ka qenë e mbyllur për trafikun ajror civil, përveç fluturimeve për dhe nga aeroporti i Prishtinës.

Islanda do të kontribuojë në misionin e KFOR-it përmes ofrimit të ndihmës në përpjekjet për normalizimin e hapësirës së ultë ajrore mbi Kosovën.

Përfundimi i kësaj marrëveshjeje është një hap i rëndësishëm në procesin për krijimin e të gjitha kushteve të nevojshme për hapjen e rrugëve të reja në hapësirën ajrore të ultë të Kosovës, në mënyrë të sigurt dhe të rregullt.

Marrëveshja do të kontribuojë edhe në përpjekjet e vazhdueshme për promovimin e normalizimit të raporteve midis Beogradit dhe Prishtinës, në kuadër të dialogut të sponsorizuar nga BE-ja.

Zhvillimi i rrugëve të reja ajrore ndiqet në kuadër të takimeve të NATO-s për normalizimin e aviacionit ballkanik (BANM), që udhëhiqet nga NATO-ja dhe në të cilin mund të marrin pjesë të gjitha palët e interesuara.

Normalizimi i hapësirës ajrore të ultë të Kosovës do të shkurtojë rrugët dhe do të sjell përfitime mjedisore dhe kursime të kostove për linjat ajrore dhe aviacionin ushtarak.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)