22 Dhjetor 2024

Nënshkruhet marrëveshja për mbështetjen e Shoqatës së Transportit Rrugor

Prishtinë, 28 janar - Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, ka nënshkruar një marrëveshje të parimeve për ta mbështetur Shoqatën e Transportit Rrugor të Udhëtarëve.

Ministri Abrashi tha se kjo marrëveshje do të shërben që të ruhen vendet e punës në këtë sektor, duke dhënë garanci se në bashkëpunim me Kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti dhe ministren e Financave, Hykmete Bajrami, do të gjenden modalitetet që të mbështetet ky sektor.

“Kjo marrëveshje do t’i ruaj më shumë se 6 mijë vende pune dhe 400 kompani që punojnë në Kosovë. Qeveria e Kosovës do të punojë me të gjitha operatorët ekonomik që t’iu del në ndihmë duke i ruajtur vendet e punës”, tha Abrashi.

Abrashi tha se Ministria e Infrastrukturës do të marr të gjitha veprimet që të mbështes këtë sektor.

Ndërsa, kryetari i Shoqatës të Shoqatës së transportit rrugor të udhëtarëve, Ruzhdi Kurtishaj, tha se ky veprim konkret i Ministrisë është një hap tutje në ruajtjen e shumë vendeve të punës.

Vitin e kaluar, Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, kishte liruar të gjithë këta operator nga rendet e udhëtimit dhe të gjitha taksat për tri vitet e ardhshme.​

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)