Nënshkruhet marrëveshja për lëvizje të lirë mes Kosovës dhe Serbisë
Prishtinë, 23 qershor - Pas shumë takimeve të mbajtura në Bruksel ndërmjet Delegacionit Teknik të Kosovës dhe Delegaconit Serb me ndërmjetësim të BE-së , sot u nënshkrua marrëveshja për lëvizje të lirë ndërmjet shtetit të Kosovës dhe atij të Serbisë.
Kështu ka bërë të ditur Rrahim Pacolli, Kryesues i Delegacionit Teknik për bisedime për çështje të sigurimeve.
Pacoli ka thënë së pavarësisht pengesave të paraqitura nga pala serbe përgjatë këtyre takimeve, u arrit marrëveshja për njohjen reciproke të policave të sigurimit të detyrueshëm nga autopërgjegjësia me ç\'rast do të përfitojnë qytetarët e Kosovës dhe qytetarët e Preshevës, Medvegjës e Bujanovcit.