26 Dhjetor 2024

Nënshkruhet kontrata për Autostradën Prishtinë - Hani i Elezit

Prishtinë, 1 korrik - Qeveria e Republikës së Kosovës, përkatësisht Ministria e Infrastrukturës dhe Kosorciumi fitues“Bechtel&Enka”, sot kanë nënshkruar kontratën për Autostradën Prishtinë - Hani i Elezit.

“Në vitin 2008 Kuvendi i Republikës se Kosovës përcaktoi se ndërtimi i projektit te Autostradës “Prishtinë-Hani i Elezit” është projekt prioritar dhe strategjik për infrastrukturën dhe zhvillimin ekonomik te vendit, realizimi i këtij projekti nisi ne qershor 2012, me Vendimin e Qeverisë  së Republikës së Kosovës për caktimin e Komitetit Drejtues Ndërministror për Zhvillimin e Rrugës 6.

Përcaktimi i Qeverisë dhe Ministrisë së Infrastrukturës ishte angazhimi i kontraktorëve me të mire përmes një tenderi ndërkombëtar, te cilët do ta ndërtonin projektin e ri me cilësi dhe parametrat më të mirë ndërkombëtar”, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Infrastrukturës.   

Ministria e Infrastrukturës bën të ditur sot se Projekti i Autostradës “Prishtinë-Hani i Elezit” do te realizohet bazuar ne standardet ndërkombëtare TEM (Trans European Motorëay Standards) dhe ka një çmim Fiks (Lump Sum) prej 599,944,263.54 Euro.

Kjo është kontrata me e mirë dhe më e favorshme e arritur në rajon.  “Për më shumë se dy vite është punuar intensivisht nga Komiteti Drejtues, zyrtarë dhe ekspertë të shumtë dhe janë ndjekur të gjitha procedurat ligjore e administrative, për të siguruar transparencë të plotë, dhe për të arritur një Kontratë sa më të favorshme ekonomike për një projekt kaq të rëndësishëm për vendin”, është thën në komunikatë.

Sipas MI-së, Pas suksesit të dëshmuar në ndërtimin e rrugës së Kombit, realizimit në kohë rekorde dhe me standardet më të mira dhe vlerësime e çmime ndërkombëtare, Qeveria e Republikës së Kosovës po nis realizimin e projektit të dytë më të madh infrastrukturor në historinë e vendit tonë.  

“Kosova po shndërrohet kështu ne nyje të rëndësishme infrastrukturore që lidh popujt dhe vendet, ekonomitë dhe perspektivën zhvillimore si parakusht për integrimet euro-atlantike”, thuhet në komunikatë.

Puna për ndërtimin e kësaj vepre nis me datën 3 korrik 2014, në orën 11.00 ne nyjën lidhëse te Rrugës së Kombit R7 me autostradën e re R6.  

“Te vetëdijshëm për rëndësinë e madhe te këtij projekti, interesit te madh te publikut dhe qytetareve te Kosovës dhe përkushtimit për transparencë të plotë të punës së institucioneve të vendit, Ministria e Infrastrukturës njofton se ditën e marte me datë 8 korrik nga ora 09.00 – 12.00 ne lokalet e MI, u vë në dispozicion për ta parë e lexuar Kontratën e re të gjithë të interesuarve”, ëhstë thën në komunikatën e MI-së.

Sipas MI-së, ndërtimi i Kosovës është sfida e përbashkët, prandaj Qeveria dhe Ministria e Infrastrukturës nisin sot jetësimin e një tjetër vepre të madhe që kalon përmasat nacionale duke hapur një kantier të ri ndërtimi me perspektivë zhvillimore për qytetaret dhe biznesin e Kosovës.

“Ky do të jetë një tjetër sukses i qytetarëve dhe vendit tonë të dashur, është zhvillim dhe zgjerim i partneriteteve tona strategjike”, thuhet në komunikatë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)