Nënshkruhet koncesionimi për Aeroportin e Prishtinës
Prishtinë, 12 gusht - Ministri i Transportit dhe Post-Telekomunikacionit, Fatmir Limaj bashkë me Ministrin e Ekonomisë dhe Financave, Ahmet Shalën kanë nënshkruar kontratën për koncesionimin e Aeroportit Ndërkombëtarë të Prishtinës me kompaninë Turko-Franceze Limak- Aeroports de Lyon.
Ky konzorcium do ta menaxhoj Aeroportin e Prishtinës për 20 vitet e ardhshme dhe deri në vitin 2012 do të investojë 140 milion euro dhe do të ndërtojë një terminal të ri me sipërfaqe prej 27 mijë metra katrorë.
Ministri i MTPT-së Fatmir Limaj hapësirën e terminalit të ri që do të ndërtohet e zgjerojë për një mijë metra katrorë. Ky konzercium do të investojë dhe do ta zgjeroj aeroportin ndërkombëtarë të Prishtinës duke investuar në infrastrukturën e re përfshirë këtu ndërtimin e terminalit në gjerësi 28 mijë metra katror, tha Limaj.
Ai shtoi se qeveria ka ndërmarrë një hap shumë të rëndësishëm për partneritetin e parë publiko-privat në Republikën e Kosovës. Është hera e parë që Kosova po nënshkruan një kontratë me një kozercium ndërkombëtarë që do të bëjë investime afatgjate.
Sipas Limajt, koncesionari i këtij aeroporti do ti paguaj Qeverisë së Kosovës një mesatare prej 39.42 të të hyrave bruto për 20 vitet e ardhshme. Ne shpresojmë ne rezultate të suksesshme për vendin tonë nga anëshkrimi i kësaj marrëveshje. Partneri ynë privat si dhe ne, si autoritet kontraktues, do ti kemi edhe 180 ditë të tjera për përmbushjen e të gjitha kushteve paraprake për të hyrë në fuqi kjo kontratë, tha Limaj.
Ndërsa ministri i Ekonomisë dhe Financave, Ahmet Shala gjithashtu lavdëroj Qeverinë e Kosovës për punën e bërë. Sot po nënshkruam një kontratë të suksesshme për koncesionimin e aeroportit dhe falënderoj të gjithë pjesëmarrësit në këtë projekt. Sot po fillon një investim prej 100 milion euro dhe do të përfundojë në kohën më të shpejtë të mundshme, tha Shala.
Në anën tjetër zëvendëskryetari i bordit udhëheqës të grupit të kompanive Limak, Sezai Backaksiz tha se me kjo kompani deri më sot ka dëshmuar veten në fushën e menaxhimit të kompanive të mëdha. Në kuadër të investimit parashihet ndërtimi i një ndërtese të re dhe moderne të terminalit, ndërtimin e apronit, kullës së re të kontrollit etj, tha ai.
Elhami Ismajli