26 Dhjetor 2024

Nënkryetari Kamberi inspektoi rrugën në Koshtovë

Mitrovicë, 12 gusht - Nënkryetari i komunës, Safet Kamberi, i shoqëruar edhe nga Drejtori i Shërbimeve Publike, Blerim Baruti, kanë qëndruar në Koshtovë, me qëllim të inspektimit të rrugës së asfaltuar këto ditë. Ky projekt është realizuar nga Komuna e Mitrovicës.

Nënkryetari Kamberi është ndarë i kënaqur me punën e bërë në asfaltimin e kësaj rruge, që ishte kërkesë e kamotshme e banorëve të fshatit.

Ai me këtë rast theksoi se komuna e Mitrovicës, do të  realizoj projekte të tilla edhe  në të ardhmen në zona të tjera ku është e nevojshme.

“Jo vetëm në këtë fshat, por edhe në zona të tjera, ku rrugët janë të pashtruara apo të dëmtuara, ne do të intervenojmë në rregullimin e tyre.\"

\"Sigurisht se projekte të këtilla duhet  të raelizohen në bazë të planit të punës. Ne jemi të fokusuar që infrastruktura në Mitrovicë të  përmirësohet në vazhdimësi dhe kjo arrihet përmes realizmit të projekteve prioritare, në zona të ndryshme”, tha ai.

Blerim Baruti, drejtor i Shërbimeve Publike dhe Infrastrukturës, tha se  rregullimi i rrugës në Koshtovë është  testuar edhe në laboratorin e akredituar në Prishtinë. Sipas tij, rezultatet kanë dalë të jenë konformë standardeve. Drejtori Baruti tha se projekti i realizuar  ka arritur koston prej 68 mijë eurove.

“Rruga e shtruar është me gjatësi prej 850 metra, me gjerësi prej 5.3 metra. Është një projekt i realizuar nga drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Infrastrukturës, i cili ka kushtuar 68. 000 euro. Punimet e rrugës  i ka kryer kompania e kontraktuar “Bageri” dhe “Xhyli Comerce”. Punimet janë kryer sipas të gjitha parametrave  që i kemi përcaktuar”, tha ai.

Edhe banorët e fshatit Koshtovë janë ndarë të kënaqur  me cilësinë e rregullimit të rrugës. Ata kanë falënderuar Komunën e Mitrovicës dhe kanë pohuar  se pas rregullimit të rrugës, atyre ju është përmirësuar jeta dukshëm.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)