23 Dhjetor 2024

Në vitin 2019 në Gjilan u ndërtuan 26 shtëpi për familjet në nevojë

Gjilan, 27 dhjetor – Vit të sukseseshëm sa i përket mbështetjes së banimit social e ka cilësuar vitin 2019 drejtori i Shëndetësisë në Gjilan, Selami Xhemaili.

Në një konferencë për gazetarë, ai ka njoftuar se Komuna së bashku me donatorët ka ndërtuar 26 shtëpi për familjet në nevojë.

“Përpos 26 shtëpive, 11 shtëpi të tjera i kemi renovuar, ndërkaq për 51 familje kemi paguar qira mujore. Jam shumë i lumtur që iu kemi bërë krahë kësaj kategorie”, ka thënë Xhemaili.

Xhemaili ka njoftuar, ndërkaq, se projekti i Fshatit Social do të përfundojë në vitin e ardhshëm.

“Kosto është 2.5 milionë dollarë dhe donatore është qeveria e Kuvajtit. Hapësira e projektit është 3.5 hektarë, ku përfshihet ndërtimi i 11 objekteve, e që është shkolla, konviktet, ambullanta etj. Atje do të marrin shërbime fëmijët e braktisur, pleqtë e nënat pa përkujdesje sikurse edhe personat me aftësi të kufizuara”, ka thënë Xhemaili.

Drejtori i Shëndetësisë në Gjilan ka deklaruar se gjatë vitit është ndërtuar objekti i ambullantës në Llashticë, në ndërtim e sipër është objekti i ri i QKMF’së, ndërsa janë bërë renovime në QMF Dardania, sikurse edhe në disa qendra të tjera të mjekësisë familjare.

“Po ashtu, me qëllim të ofrimit të shërbimeve më të mira për qytetarët, kemi hapur laboratorin në QMF Arbëria, kemi blerë dy autoambullanca për shërbime të urgjencës, sikur edhe pajisje shëndetësore, duke ua lehtësuar punën personelit dhe për shërbime më të mira për pacientët”, ka thënë Xhemaili.

Xhemaili ka njoftuar gjatë vitit 2019 ka realizuar me sukses tri fazat e dezinsektimit, dezinfektimit dhe deratizimit, me qëllim të parandalimit të përhapjes së sëmundjeve ngjitëse, ndërsa kanë subvencionuar qytetarët që vuajnë nga sëmundjet të rënda në shumën prej 85 mijë euro.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)