23 Dhjetor 2024

Në Skype iu dha akses shërbimeve speciale

Nju Jork, 25 korrik - Kompania Microsoft, e cila zotëron shërbimin Skype, i lejoi agjencive të zbulimit për të përgjuar bisedat dhe për të lexuar korrespondencën e përdoruesve.

Kështu, sipas politikës së privatësisë së Skype, shërbimi dhe partnerët e tij mund të japin informacionin personal, përmbajtjen e bisedave apo trafikun e të dhënave të përdoruesve me kërkesë të autoriteteve të organeve gjyqësore ose të sistemit të ruajtjes së rendit.

Që nga momenti i krijimit të vet Skype ka qenë përherë një barrierë serioze, e cila pengonte policinë dhe agjencitë e zbulimit për të kryer mbikqyrje.

Duke përdorur mekanizma të ndryshëm encryption, për disa vite me radhë Skype ka mbetur një nga të paktit shërbime, përgjimi i të dhënave të të cilit ka qenë praktikisht i pamundur.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)