Në Shalë të Bajgorës bora ka arritur deri në 80 centimetra
Mitrovicë, 17 janar - Ndonëse reshjet e borës kanë shkaktuar telashe të mëdha, në komunën e Mitrovicës, falë mobilizimit të drejtuesve të komunës dhe kompanive të kontraktuara për mirëmbajtjen e rrugëve, të gjitha rrugët, si ato kryesore, ashtu edhe ato dytësore, janë të kalueshme, edhe pse disa sosh me mjaft vështirësi.
Kryetari i komunës, Agim Bahtiri, i shoqëruar nga drejtorët Besnik Beka dhe Musa Dragaj, edhe të dielën ka dalë dhe i ka inspektuar të gjitha rrugët në territorin e komunës, ndërsa që në rajonin malor të Shalës së Bajgorës, ka qëndruar për disa orë, për të parë drejtpërsëdrejti se si po pastrohen rrugët nga bora.
Trashësia e borës në rajonin e Shalës së Bajgorës ka arritur deri në 80 centimetra (rrugës për në Vllahi), ndrysa që në vendin e quajtur Preten, në Melenicë, ishin krijuar edhe ortekë bore.
Mirëpo, pa marrë parasysh trashësinë e borës, e që është më e madhe se në vitin e kaluar, kompanitë e kontraktuara kanë arritur që ti bëjnë të kalueshme të gjitha rrugët kryesore dhe dytësore në këtë rajon.
Kështu, gjatë ditës është intervenua me mekanizmin përkatës, për ti bërë rrugët e kalueshme, në Vllahi, Melenicë, Zabërgjë, Magjerë, Mazhiq, Tërstenë, Rashan, Barebajgorë dhe Zasellë ët Shalës së Bajgorës dhe në ato rrugë në qytete e paralarje e fshatra afër qytetit, ku ka pas nevojë.
Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Musa Dragaj, tha se është e kalueshme, por me shumë vështirësi edhe rruga rajonale Mitrovicë Podujevë, në pjesën e së cilës prej Bajgore deri në territorin e Podujevës, kompania e angazhuar Integrali, nuk ka intervenua fare, ndrysa që në pjesën prej Tunelit të prë deri në Bajgorë, kompania tjetër ka intervenua në orët e pasdites.
Për shkak se reshjet e borës rrezikonin mbylljen e tërësishme të rrugës magjistrale dhe bllokimin e fshatrave të rajonit të Shalës së Bajgorës, ne kemi intervenuar me kompanitë tona me të cilat kemi kontratë për rrugët në përgjegjësinë tonë, për të mirëmbajtur këtë rrugë, e cila është përgjegjësi e Ministrisë së Rrugëve dhe Infrastrukturës. Madje, kompania që ka intervenuar pas nesh në pjesën e rrugës Tuneli i Parë-Bajgorë, nuk ka hedh sasinë e mjaftueshme të kripës nëpër rrugë, ka thënë Dragaj.
Ai ka thënë ën vazhdim, se banorët rajonit të Shalës së bajgores gjatë kontaktit që kanë pas me kryetarin Bahtiri dhe drejtorët Beka e Dragaj, janë shprehur të jenë të kënaqur me kujdesin e treguar të drejtuesve të komunës dhe nuk kanë folur fare për probleme të tjera, për zgjidhjen e të cilave nëse ka, komuna është e gatshme të intervenoj në çdo kohë.