Në rrugën Prizren – Suharekë ndodh një vetaksident trafiku me fatalitet
Aksidenti ka ndodhur në rrugën rajonale Prizren – Suharekë, në hyrje të Suharekës.
Në aksident është përfshirë një veturë, si pasojë e lëndimeve të pësuara në aksident viktima ka ndërruar jetë. Vdekjen e ka konstatuar Ekipi i emergjencës së Suharekës në vendin e ngjarjes.
Nga hetimet e para të bëra në vendngjarje nga hetuesit e njësisë së trafikut rajonal, bëhet e ditur se si shkaktar i aksidentit dyshohet të ketë qenë pakujdesia e drejtuesit të veturës duke mos përshtat shpejtësinë e lëvizjes ndaj kushteve dhe rrethanave te rrugës.
Trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit të rastit është dërguar në mjekësinë ligjore për obduksion.