27 Dhjetor 2024

Në qershor BE do të shfuqizojë pagesat për roaming

Bruksel, 26 prill - Ministrat e Bashkimit Evropian kanë miratuar planin e shfuqizimit të pagesave për shërbimin roaming të celularit më 15 qershor.

Njëkohësisht Këshilli i BE-së planifikon të lirojë valët e transmetimit me cilësi të lartë për shërbimet e transmetimit në bandë të gjerë pa tel ndër vendet anëtare të BE-së për të nxitur ndërlidhjen e lëvizshme dhe zhvillimin e teknologjisë 5G.

Ky plan do të mbulojë të gjitha vendet e BE-së duke përfshirë edhe disa vende jo anëtare të BE-së si Islandën e Norvegjinë.

Shtetasit e këtyre vendeve nuk do të paguajnë më për shërbimin e roaming për dërgimin e mesazhit, thirrjeve telefonike e përdorimin e internetit gjatë udhëtimit brenda territorit të BE-së. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)