01 Janar 2025

Në Mitrovicë asfaltohen dhjetëra kilometra rrugë

Prishtinë, 2 nëntor - Meremetimi, ndërtimi dhe asfaltimi i rrugëve në komunën e Mitrovicës, është në vlugun më të madh gjatë këtij viti. Dhjetëra kilometra rrugë të këtilla, si në qytet, ashtu edhe në viset rurale, janë duke u punuar.

Drejtori por Infrastrukturë she Shërbime Publike, Besnik Beka, ka inspektuar punimet në asfaltimin e rrugës në Vaganicë të Ulët dhe rrugët e shtruara të dilend he në fundjavën që lamë pas në Koshtovë, Gushfac dhe Suhadoll.

Në Vaganicë, drejtori Beka tha se komuna është fokusuar në rregullimin e rrugëve si në qytet, ashtu edhe në fshatra, me qëllim që qytetarëve të ua lehtësoi jetën.

“Me mjete nga buxheti komunal dhe granti qeveritar, janë dhjetëra kilometra rrugë që janë asfaltuar vetëm muajin e fundit dhe dhjetëra të tjera janë kubëzuar në qytet dhe periferi. Ne jemi duke i realizuar premtimet që kryetari i komunës, Agim Bahtiri i ka bërë kur ka ardhur në pushtet para dy vitesh. Me qytetarë kemi një komunikim të mirë dhe ata janë të kënaqur me punën që ne po e bëjmë”, ka thënë drejtori Beka.

Gjatësia e rrugës në Vaganicë, që ka filluar sot të asfaltohet, është 730 metra, me gjerësi 5.5 metra dhe trashësi tetë centimetra. Asfaltimi i kësaj rruge kushton 35.000 euro.

Në Koshtovë, të dielën janë asfaltuar dy rrugë, në lagje të ndryshme. Njëra është pesë metra dhe trashësia tetë centimetra. Rruga ka kushtuar 49.409 euro.

Ndërsa, në Suhadoll dhe Gushafc është asfaltuar rruga në gjatësi prej mbi 2.000 metra, me gjerësi gjashtë metra dhe trashësi tetë centimetra. Kjo rrugë ka edhe trotuarin e rregulluar në të dyja anët.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)