Në Merdare krijohen kolona dhe pritje të gjata
Prishtinë, 14 gusht - Me qëllim të njoftimit të qytetarëve dhe gjithë opinionit të gjerë Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në pikë-kalimin kufitar Merdare, edhe sot ka pritje të gjata dhe kolona ndërsa në pikë-kalimet tjera kufitare atë te Dheu i Bardhë dhe Muqibabë që lidhë Republikën e Kosovës me Serbinë nuk ka kolona me pritje të gjata.
Policia e Kosovës në këtë rast Departamenti i Policisë Kufitare vazhdon me shtim të personelit policor dhe aplikimit të punës së kontrollit kufitar të përshpejtuar, me të vetmin qëllim të shmangies së pritjeve të gjata dhe të ju mundësojë qytetarëve kalim më të shpejtë të kontrollit kufitar.
Informacionet e orës 15:00 tregojnë se në Merdare në hyrje pritjet zgjasin nga 1 deri në 2 orë, ndërsa në dalje pritjet zgjasin për rreth (3-5 ) orë.
Ndërsa në pikë-kalimin kufitar tek Dheu i Bardhë në hyrje nuk ka fare pritje, ndërsa në dalje kolona është vetëm rreth rreth (100 metra) me pritje të shkurtra disa minutëshe.
Kurse në pikë-kalimin kufitar Mutivodë si në hyrje po ashtu edhe në dalje nuk fare pritje, përveç kohëzgjatjes normale prej 5-10 minutave sa aplikohet procedura për kalim kufitar.
Policia e Kosovës me qëllim të shmangies së pritjeve të gjata, njofton të gjithë qytetaret, dhe njëherit apelon tek të gjithë ata që mund të shfrytëzojnë pikë-kalime tjera kufitare ti shfrytëzojnë ato pasi nuk ka kolona dhe pritje të gjata, duke përfshirë edhe pikë kalimet-kufitare Dheu i Bardhe-Gjilan dhe Mutivodë në drejtim të fshatit Keqekoll ku nuk ka pritje fare, përveç kohëzgjatjes normale prej 10-15 minutave.
Vlen të potencohet se nga ana e zyrtarëve policor të Policisë së Kosovës, puna është duke u zhvilluar normalisht me kapacitete dhe intensitet të shtuar, mirëpo kolona-pritjet janë duke u shkaktuar si rezultat i fluksit të madh të automjeteve në drejtim të Merdares si dhe procedurave që aplikohen gjatë plotësimit të dokumenteve-formularëve përkatës nga autoritetet serbe.