Në Merdar pritjet deri në 1 orë

Prishtinë, 4 janar - Policia e Kosovës ka njoftuar se situata sa i përket pritjeve është përmirësuar dhe pritjet janë më të shkurtra.
Policia e Kosovës, përmes një njoftimi për media jep informacione lidhur me gjendjen dhe pritjet në Pikë Kalimet Kufitare (PKK), që lidhin Republikën e Kosovës me atë të Serbisë.
Policia informon se situata sa i përket pritjeve është përmirësuar dhe pritjet janë më të shkurtra.
Si vazhdimësi e njoftimit të qytetarëve dhe gjithë opinionit të gjerë, lidhur pritjet në disa pikë-kalime kufitare që lidhin Republikën e Kosovës me atë të Serbisë , ju informojmë se situata sa i përket pritjeve është përmirësuar dhe pritjet janë më të shkurtra , varësisht prej frekuentimit të automjeteve të qytetarëve të cilët po kthehen në shtetet e ndryshme të Evropës.
Policia e Kosovës në këtë rast Departamenti i Policisë Kufitare ende vazhdon me shtim të personelit policor dhe aplikimit të punës së kontrollit kufitar të përshpejtuar, me të vetmin qëllim të shmangies së pritjeve të gjata dhe të ju mundësojë qytetarëve kalim më të shpejtë të kontrollit kufitar, thuhet në njoftimin e PK-së.
Por megjithatë, qarkullimi në pikën kufitare në Merdar zhvillohet pa problem, përderisa kolona në dalje për momentin është rreth 800 -900 metra dhe pritjet janë deri në 1 orë, por, sipas policisë varësisht prej frekuentimit të automjeteve kolona nganjëherë arrin deri në 1 km dhe pritjet zgjasin kohë pas kohe deri ne 1.30 min.
Pritjet në Pikat Kufitare sipas policisë
PKK- Dheu i Bardhë , po ashtu në dalje ka kolonë afërsisht deri 1 km dhe pritjet zgjasin deri në 1 orë.
PKK- Muqibabë nuk ka pritje fare dhe qarkullimi i automjeteve zhvillohet normalisht.
PKK- Mutivod- po ashtu qarkullimi i automjeteve zhvillohet pa problem dhe pritje nuk ka, përveç procedurave normale që zgjasin 10-15 min.
PKK- Jarinje- qarkullimi i automjeteve zhvillohet pa problem pritje nuk ka.
PKK- Bernjak-qarkullimi i automjeteve zhvillohet pa problem pritje nuk ka.