22 Dhjetor 2024

Në Lipjan u bë inaugurimi i QRA-së dhe QKRC-së

Prishtinë, 21 korrik - Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, i shoqëruar nga kryetari i Lipjanit, Shukri Buja, sot kanë bërë inaugurimin e Qendrës së Regjistrimit të Automjeteve dhe Qendrës Komunale të Regjistrimit Civil në komunën e Lipjanit.

Me rastin e inaugurimit të këtyre dy qendrave, ministri Rexhepi tha se kjo do të jetë një ndihmesë e qytetarëve të Lipjanit të cilët tashmë mund të aplikojnë në qytetin e tyre për t’u pajisur me dokumente civile të Republikës së Kosovës dhe për regjistrimin e automjeteve të tyre.

“Tash janë kushte të mira për punëtorët dhe është një përparësi që qytetarët e Lipjanit tashmë nuk kanë nevojë që të shkojnë në Prishtinë për të bërë regjistrimin e automjeteve por tashmë do ta bëjnë këtu”, tha ministri Rexhepi.

Ndërkaq Buja tha se ky është një investim shumë i mirë dhe një përpjekje dyvjeçare e tij dhe stafit të tij, për të arritur regjistrimin e automjeteve në këtë komunë.

Për këtë projekt Ministria e Punëve të Brendshme ka investuar shumën prej 260 mijë eurosh.

Hapjen e dyerve për qytetarët, QKRC-ja do të bëjë të hënën, ndërkaq puna në QRA do të fillojë në fillim të muajit shtator. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)