23 Dhjetor 2024

Në fund të vitit nis puna për autostradën Prishtinë - Hani i Elezit

Prishtinë, 3 tetor - Ministri i Infrastrukturës Fehmi Mujota ka inspektuar të martën disa projekte rrugore ndërsa ka premtuar që këtë fundvit të nisin punimet në autostradën Prishtinë – Hani i Elezit.

Ministri tha se e ka njoftuar edhe kryetarin Buja për projektin madhor nacional, për autostradën 6, përkatësisht për rrugën Prishtinë – Hani i Elezit, e që përshkon territor bukur të gjerë të komunës së Lipjanit.

“Tashmë jemi në procedura të rregullta të parakualifikimit për zgjedhjen e këshilltarit të transaksionit dhe natyrisht është hapur edhe shprehja e interesit."

"Ne presim që deri në fundvit, nëse të gjitha procedurat shkojnë si duhet të vijmë deri te përfundimi i të gjitha obligimeve tona si Ministri, për përgatitjen teknike dhe krijimin e kushteve të volitshme buxhetore, e më pas edhe do të nënshkruhet kontrata për këtë rrugë”, ka deklaruar Mujota.

“Sot jemi në një vizitë  pune në  komunën e Lipjanit, ku po punohet në një projekt shumë  të  rëndësishë m për këtë  komunë. Në  këtë  takim kryesisht biseduam për projektin i cili po zhvillohet në hyrje te ketij qyteti dhe i cili është  bashkë financim i kësaj komune me Ministrinë  e Infrastrukturë. Ky projekt po zhvillohet me një  dinamikë  të  punimeve në  më nyrë  të  përshpejtuar, ndërsa punimet pritet që të pë rfundojnë  në  afatin e paraparë  sipas kontratë s.

Në projektin i cili është duke u realizuar në  hyrje të  qytetit të Lipjanit, Qeveria e Kosovës, përkatësisht Ministria e infratsrukturës ka investuar me 615 mijë euro, ndërsa komuna e Lipjanit, ka investauar në vlerë prej 700 mijë  eurove.

Me këtë rast, ministri Mujota pohoi se është  duke u punuar në  tërë  Kosovën, në ndë rtimin e rrugëve, ka ardhur koha që  t’u kushtohet rëndë si rrugëve që e ngrisin cilë sinë e jetës, së  qytetarëve dhe jo më  projeteve emergjente.

Në  kuadër të  vizitave tona të  rregullta që  do të  bëjmë aty ku kemi projekte në realizim do të  bëhet e ditur se Qeveria e Kosovës e ka bërë  një  investim të  mirë  të  projekteve publike për të  mirën e qytetarëve në  gjitha rajonet aty ku ka më  tepër nevojë, vlersoi ministry Mujota .

Ne do të  vazhdojmë  edhe më tutje fuqishëm me investime të  reja, në ato pjesë  të  Kosovës, ku ka pasur mungesë  të  projekteve të  tilla.

Ministri Mujota beri te ditur: “ Me kryetarin Buja kam biseduar edhe projektin madhor nacional për Autostradën Prishtinë -Hani i Elezit, i cili projekt përshkon në  një  territor të  gjerë  të  kësaj komune. Në  këtë  projekt jemi në  procedura të  rregullta të  parakualifikimit në  përzgjedhjen e këshilltarit të  transkasionit, natyrisht është  hapur edhe shprehja e interesit. Deri në  fund të  vitit presim që  ne si ministri të  përfundojmë  me përgatitjen teknike dhe krijimin e kushteve të  volitshme buxhetore dhe pastaj të  nënshkruhet edhe kontrata për këtë  rrugë .

“Rruga e Kombit” ësht duke vazhduar, ajo do të  vazhdojë, dhe me këtë  project do të lidhen tri qendra të  mëdha, Prishtina-Tirana dhe Shkupi. Me këtë  rast Lipjani do të  jetë  një  përfitues i madh nga ky projekt, në  kuptimin e zhvillimit akonomik dhe atë  të  qarkullimit të  qytetareve” shtoi ministry Mujota.

Gjatë  takimit të  sotëm, ministri Mujota dhe kryetari Buja, përcaktuan edhe një  pikë tjetër e cila ka të  bëjë  me sigurinë  në  komunikacion, konkretisht per projektin në  udhëkryqin e rrugëve Prishtinë -Lipjan-Shtime-Suharekë  dhe Prizen, si dhe ajo e Aeroportit. Ne kete do të  realizohet ndërtimi në  një  rreth rrotullimi. Ky investim do të  jetë  në  ngritjen e sigurisë  në  këtë  pjesë , për shkak se është  një  rrugë  e cila ka një  qarkullim të  madh të  automjeteve. Ky project do të  realizohet gjatë  kë tij viti, pasi që  inxhinierët kanë  kryer punën teknike.

Ndërsa, kryetari Buja e falenderoi ministrin Mujota për vizitën e tij si dhe përkrahjen e kësaj ministrie dhënë  komunës së  Lipjanit.

Projektin më madhor për këtë komunë, Ministria e Infratsrukturës për komunë n e Lipjanit e dha në realizimin e zgjerimit të  rrugës së  këtij qyteti në  katër korsi, e cila rrugë  lidhet me rrugën magjistrale Prishtinë -Shtime-Suharekë -Prizren. 

Buja gjithashtu shprehu falenderimet tij edhe për ndërtimin e rrethrrotullimit në  hyrje të Lipjanit, sepse sipas tij në  këtë  pikë  të  zezë  do të  shtohet siguria e qytetarëve në  komunikacion.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)