Në Britani rrëzohet aeroplani i familjes se Bin Laden
Londër, 1 gusht - Avioni i cili u rrëzua mbrëmë në Hampshire duke lënë të vrarë katër persona mendohet se është në pronësi të familjes së Osama Bin Laden.
Sipas mediave ndërkombëtare, piloti i avionit dhe tre pasagjerët, të cilët dyshohet të jenë anëtarë të familjes së terroristit të vrarë, gjetën vdekjen, ndërkohë që asnjë prej personave që ndodheshin në ankandin e automjeteve nuk ka pësuar lëndime.
Fillimisht u mendua se avioni u rrëzua pak pasi ishte ngritur nga pista, por më vonë autoritetet njoftuan se avioni ishte në pritje të marrjes së dritës jeshile për tu ulur. Avioni, një Phenom 300, me kapacitet deri në nëntë persona u rrëzua në përpjekje për tu ulur në aeroportin Blackbush.
Ambasada saudite në Mbretërinë e Bashkuar ka lëshuar një deklaratë, ku ngushëllon familjen, pa identifikuar viktimat.
Ndërkohë ambasadori i Arabisë në Mbretërinë e Bashkuar, Mohammed bin Naëaf bin Abdul Aziz, në një postim në rrjetin social Twitter, ngushëllon familjen dhe të afërmit të Osama Bin Laden.