Në Aeroportin e Prishtinës anulohen fluturimet për shkak të mjegullës
Prishtinë, 19 dhjetor - Zyrtarë të Aeroportit Ndërkombëtarë të Prishtinës, Adem Jashari, kanë njoftuar se për shkak të mjegullës së dendur nuk ka asnjë aterim apo fluturim në këtë aeroport.
Zyrtarja për informim në Aeroportin e Prishtinës, Valentna Gara, thotë se nga dje pasdite e deri më tash nuk ka pasur fluturime.
Ajo thekson se një numër i madh i udhëtarëve po presin në ambientet e aeroportit.
Pasagjerët i udhëzojë që ti kontaktojnë kompanitë e tyre ajrore dhe ata merren me secilin rast veç e veç, thotë Gara.