Në Aeroportin e Prishtinës, 23 kompani ajrore për sezonin veror
"Koncentrimi më i madh i fluturimeve është planifikuar për aeroportet në Zvicër, Gjermani dhe Turqi, që janë tri vendet në të cilat kanë udhëtuar më shumë se 80% e udhëtarëve në vitin 2013 nga/në Prishtina. Poashtu fluks i konsiderueshëm i fluturimeve është planifikuar edhe për vendet tjera si: Austria, Italia, Sllovenia, Danimarka, Belgjika, Suedia, Kroacia etj", thuhet në Buletinin mujor të Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës.
Përgjatë muajve që po lëmë pas, Aero- porti Ndërkombëtar i Prishtinës, në koor- dinim me kompanitë ajrore ka bërë planifikimin e orareve të fluturimeve të arritjeve dhe shkuarjeve për sezonin veror 2014, njëkohësisht sezonin e dytë të fluturimeve në ter- minalin e ri të Aeroportit. Sezoni veror fillon më 30 mars 2014 dhe ka një sh- trirje kohore deri më 25 tetor 2014.
Në sezonin veror 2014, në ANP Adem Jashari, 23 kompani ajrore do të opero- jnë fluturime duke lidhur Prishtinën me vendet tjera të botës, në 27 destinacione të ndryshme. Fluks më të madh të trafikut, siç është e rëndomtë për ANP Adem Jashari, do të ketë përgjatë sezonit të lartë të fluturimeve që përfshin periudhën kohore 15 qershor - 15 shtator.
Koncentrimi më i madh i fluturimeve është planifikuar për aeroportet në Zvicër, Gjermani dhe Turqi, që janë tri vendet në të cilat kanë ud- hëtuar më shumë se 80% e udhëtarëve në vitin 2013 për/ nga Prishtina.
Poashtu fluks i konsiderueshëm i fluturi- meve është planifikuar edhe për vendet tjera si Austria, Italia, Sllovenia, Danimarka, Belgjika, Suedia, Kroacia etj.
Prej të gjitha këtyre kom- panive ajrore që do të op- erojnë në Prishtinë, veçojmë kompanitë ajrore që do të operojnë në sezonin veror si: Adria Air ways, Austrian, Be- lair, Easyjet, Edel seiss, Ger- mania, German wings, Turk- ish Airlines, që janë top 10 kompanitë që transportuan mbi 1 milion udhëtarë gjatë vitit 2013.
Adria Air ways, që operon tanimë shumë fluturime në Prishtinë, me fillim të sezonit ka filluar me tri fluturime në javë edhe për në Mylhouse (qytet në Francë, në kufi me Zvicrën e Gjermaninë), për- derisa ka shtuar në listën e vet të destinacioneve edhe qyte- tin suedez Malmo në periud- hën 23 qershor - 01 shtator. Lubjana e Frankfurti shërbe- hen për çdo ditë, derisa Myni- hu do të shërbehet 4 herë në javë nga Adria Air ways.
Kompania më e madhe zvice rane, Swëiss Intl Air Lines, do të operojë dy herë në javë flu- turime të rregullta nga Gjene- va në Prishtinë dhe anasjelltas. Siç vërehet edhe nga tabela më lart, shumë destinacione dhe shumë fluturime do të shërbehen nga kompanitë ajrore gjermane si Germania dhe German wings. Germa- nia vazhdon ta operojë Lon- drën direkt nga Prishtina, tanimë si një linjë shumë stabile.
Kompanitë tjera ajrore si Aus-trian, Croatia, Easyjet, Jetair- Fly, Turkish Airlines, Pegasus etj, vazhdojnë të operojnë në destinacionet e tyre tanimë historike për to duke ofruar një numër të konsiderueshëm të fluturimeve; në rastin e Turkish Airlines, shërbehen dy fluturime në ditë që lidhin Prishtinën me Stambollin.
SAS-i skandinav do të fluturojë përgjatë tërë sezonit dy herë në javë për në Kopenhagë, ndërsa në periudhën 25 qershor 29 gusht, do të rrisë numrin e flu- turimeve për në Kopenhagë si dhe do të shtojë fluturime të reja për në destinacionet Gëte- borg, Stokholm dhe Oslo.
Edel Swiss do të fluturojë 7 herë në javë nga dhe për në Cyrih, Helvetic Air ëays do të fluturojë 6 herë në javë, ndërsa Air Ber- lin përmes Belair do të fluturo- jë 6 herë në javë, me shtim të trafikut në sezonin e lartë të fluturimeve. Belair ka shtuar fluturime edhe për në Basel në muajt korrik dhe gusht.
Gjatë sezonit të pushimeve verore, gjithsej 7 fluturime në javë do të operohen për në dhe nga Antalia, nga kom- panitë ajrore Onur Air (3 flu- turime në javë), Sunexpress (2) dhe Freebird (2).
Me qëllim të rritjes së trafikut të fluturimeve dhe numrit të udhëtarëve, kompania që menaxhon në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, LIMAK Kosova International Airport, ka lansuar programin nxitës për përkrahje të desti- nacioneve të reja dhe fluturi- meve shtesë, që aplikohet nga data 30 mars 2014".
(www.caa-ks.org)