Në aeroportin e Gjakovës mbahet ushtrimi fushor “Mascal”
Prishtinë, 24 gusht - Agjencia për Menaxhim të Emergjencave e Ministrisë së Punëve të Brendshme, si koordinator qeveritar për menaxhimin e fatkeqësive natyrore dhe fatkeqësive tjera, me përkrahjen dhe asistencë nga KFOR-i dhe pjesëmarrjen e institucioneve vendore dhe ndërkombëtare do të zhvillojnë ushtrimin fushor “MASCAL”, me skenar rrëzimin e një aeroplani komercial, ku si pasoj ka lëndime në masë.
Ky ushtrim do të testojë zbatueshmërinë e dokumenteve bazë për menaxhimin emergjent në Republikën e Kosovës, si dhe gatishmërinë e institucioneve vendore dhe ndërkombëtare prezent në Kosovë, për reagim dhe koordinim gjatë incidenteve të karakterit vendor.
Ushtrimi do të mbahet sot në aeroportin e Gjakovës dhe do të filloj në 9:00. Mediat është mirë të arrijnë në ora 8:45, sepse një eskortë do t’i shoqërojë deri tek vendi i ushtrimit. Për çdo pikë të ushtrimit është i caktuar një zyrtar që do të komunikojë me mediat.