Ndryshimet që do i behën rrugëve të Prishtinës
Prishtinë, 4 dhjetor - Që nga 1 Korriku kur është mbajtur puntoria në Prishtina Architecture Week, nen udheheqjen e Skye J Duncan nga Departamenti i Planifikimit te Qytetit ne New York, Fondacioni Kosovar i Arkitektures dhe Komuna e Prishtinës jane duke punuar ne trajtimin e trotuareve dhe fasadave ne rruget e kryeqytetit.
Deri tash janë trajtuar rruget ne zonen qender: Rexhep Luci, Rr. Garibaldi, Qamil Hoxha, Imzot Nike Prelaj, Perandori Justinian, Deshmoret e Kombit, Sylejman Vokshi, Tringe Smajli Eqrem Qabej dhe Fehmi Agani.
Ne zyren e KAF-it, punojne mbi 15 student dhe 2 arkitekt te gjithe keta pa kompenzim. Te bashkangjitura i keni disa nga fotot e punes se KAF-it dhe Komunes se Prishtines.
Per te gjitha rruget qe jane duke u analizuar eshte duke u prodhuar edhe dokumentacioni percjelles se bashku me paramasat & parallogarite per intervenimet qe do behen.
Perpos parandalimit te parkimit te veturave ne trotuare eshte duke u trajtuar edhe qasja per persona me aftesi te kufizuara cofshin ata me karroca apo te verber, revitalizimi i hapesirave publike te cilat jane te paperdorura per momentin, tregu dimeror, trajtimi i oborreve te shkollave fillore dhe mesne me komune, projekti per rrugen e qendrueshme, e shume projekte tjera.