25 Dhjetor 2024

Ndërtimi i rrethrrotullimi në Veternik përfundon në qershor

Prishtinë, 21 mars -  Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, bashkë me drejtorin e Drejtorisë së Infrastrukturës Lokale, Hysen Durmishin, inspektuan sot, punimet tek rrethrrotullimi i Vetrenikut.

Kryetari Shpend Ahmeti tha se pengesa e fundit për vazhdimin e punimeve në këtë zonë, ishte pompa “Kosova Petrol”, që tashmë është hequr dhe gjithçka po shkon sipas planit.

“Shumë shpejt do të hapet njëra pjesë e rrugës, në mënyrë që të zhvillohen punimet edhe në anën tjetër, ku do të vendoset edhe rrethrrotullimi.\"

\"Prej momentit kur e kemi njoftuar rifillimin e punimeve, kemi thënë që do të zgjatë 110 ditë, dhe deri tash gjithçka po shkon sipas planit. Në qershor, kjo rrugë do të bëhet e kalueshme”, tha Ahmeti.

Ai shtoi se Komuna e Prishtinës e ka dërguar për projektim edhe rrugën që shkon tek ndërtesat në lagjen \"Kalabria\", rrugë kjo që do të lidhet me rrethrrotullim, duke e zgjidhur kështu në plotni problemin e qarkullimit dhe ngarkesën e madhe të trafikut në këtë zonë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)