23 Dhjetor 2024

Ndërtimi i autostradës, edhe 296 milion euro për vitin 2012

Prishtinë, 9 nëntor - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në hapjen e mbledhjes të 47-të me radhë të Qeverisë së Republikës së Kosovës, njoftoi se të shtunën do të bëhet inaugurimi i përfundimit të punimeve të 38 kilometrave të parë të autostradës Vërmicë-Merdarë.

Kryeministri Thaçi tha se autostrada përveç që është shumë moderne, është edhe e standardit të lartë perëndimor.

"Për ndërtimin e mëtutjeshëm të saj, nga Buxheti i Kosovës për vitin tjetër, janë ndarë edhe 296 milion euro", theksoi kryeministri Thaçi.

“Më lejoni që në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, të uroj të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, për këtë projekt të rëndësisë madhore, që do ta bëjmë inaugurim të shtunën” tha kryeministri Thaçi.

Poashtu, kryeministri Hashim Thaçi falënderoj të gjithë deputetët për debatin konstruktiv, të përgjegjshëm dhe korrekt në Kuvendin e Kosovës, në lidhje me debatin për Raportin e Progresit.

“Ne do t’i marrim me seriozitetin më të lartë të gjitha rekomandimet e çdo deputeti, në diskutimet e tyre dje në Kuvendin e Republikës së Kosovës, në mënyrë që të punojmë për reformat shtesë demokratike, qoftë në ekonomi, qoftë në politikë, qoftë në legjislacion” potencoi kryeministri Thaçi.

Në mbledhjen e 47-të me radhë u miratua edhe Projektligji për Arkivat, që rregullon detyrat dhe përgjegjësitë e institucioneve arkivore, Projektligjet për Parqet Kombëtare “Bjeshkët e Nemuna” dhe “Sharri”.

Qeveria ndau 200 mijë euro për Komunën e Deçanit, për projektin kapital “Ndërtimi i rrugës në Maznik”, si dhe 146 mijë euro për Ministrinë e Diasporës, për organizimin e aktiviteteve –Ditët e Kulturës Kosovare në Belgjikë e Zvicër.

Qeveria ka vendosur që zëvendëskryeministri Slobodan Petroviç të udhëheq Grupin Punues për reformimin e Komisionit Qeveritar të Gjuhëve dhe krijimin e politikave të përdorimit të gjuhëve në Republikën e Kosovës.

Gjithashtu, është miratuar propozim vendimi për emërimin e Bordit të Ankesave, bazuar në Ligjin 2010/ 03-L-188, ku anëtarë u zgjodhën Prof.Dr. Shemsedin Dreshaj, Mr.Ph.MBA. Arianit Jakupi, dhe  Heset Mazrekaj.

Demush Shala u emërua Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Integrimeve Evropiane.   

Poashtu, qeveria e autorizoi Ministrinë e Arsimit, Shkencës e Teknologjisë që të bëjë shpronësimin e pronave të paluajtshme të cilat evidentohen në ngastrat kadastrale nr.257, 259, 260, 261 dhe 382 nën administrimin e Agjencisë Kosovare të Privatizimit, të cilat ndodhen në zonën kadastrale të Hajvalisë me sipërfaqe prej 90 ha e 99 ari.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)