Ndërpritet qarkullimi i i automjeteve të rënda në rrugën Gërlicë - Shtërpcë-Brezovicë
Prishtinë, 11 qershor - Ju njoftojm se nga nesër datë 12 qershor 2020 e deri më 11 korrik 2020, për shkak të zhvillimit të punimeve në projektin "Rehabilitimi i rrugës regjionale R-115 Gërlicë e Epërme-Shtërpcë-Brezovicë dhe rruga R-210 Brezovicë- Qendra e Skijimit" (realizimit të murit mbrojtës në segmentin rrugor nga Ura e Hekurit në fshatin Firajë e deri në fshatin Drajkovc), përkohësisht do të ndërpritet qarkullimi i mjeteve të rënda/kamionëve në segmentin rrugor Ura e Hekurit në fshatin Firajë e deri në fshatin Drajkovc.
Gjatë kësaj periudhe kohore 30 (tridhjetë ditore), të gjithë pjesëmarrësit që kalojnë me mjete të rënda-kamionë në këtë segment rrugor, janë të obliguar të qarkullojnë, përmes rrugës alternative regjionale R-115 Prizren-Prevallë-Brezovicë-Shtërpcë dhe anasjelltas, ndërsa mjetet e lehta do të mund të qarkullojnë, përmes rrugës nëpër fshatin Firajë.
Ministria e Infrastrukturës, kërkon mirëkuptim nga të gjithë pjesëmarrësit që kanë planifikuar të kalojnë më këto mjete në këtë segment rrugor, gjatë kësaj periudhe.