Ndërpritet greva në metronë e Sao Paolos
Greva pesëditore kishte frike se mund të vazhdojë deri të enjten kur Brazili të ketë lojën e parë me Kroacinë në një stadium 20 kilometra larg qendrës së Sao Paolos.
Mirëpo udhëheqësit e punëtorëve grevistë të sistemit të metrosë në Sao Paolo të Brazilit kanë thënë se kanë pezulluar grevën për dy ditë.
Sindikatat kanë paralajmëruar se mund ta rinisin atë më 12 qershor, në ditën kur ky qytet organizon hapjen e Kampionatit Botëror të Futbollit.
Autoritetet janë tejet të shqetësuara me grevën sepse metroja është mjeti kryesor i transportit për tifozët që do të ndjekin lojën e parë midis Brazilit dhe Kroacisë.
Grevistët kërkojnë rritje 12 për qind të pagave, por qeveria thotë se nuk do të ofrojë asgjë mbi 8.7 për qind.
Rreth 1r0 grevistë dhe përkrahësit e tyre u vunë flakën grumbujve të plehërave në një rrugë qendrore.
Punonjësit e metrosë po kërkojnë një rritje pagash pak më shumë se 12 për qind, ndërsa kompania e metrosë ka ofruar 8.7 për qind.