Ndërprerje të transportit ajror në Evropë nga grevat
Frankfurt, 8 shtator - Udhëtarët në mbarë Evropën u përballën me ndërprerje të planeve të tyre të fluturimit pasi stuardët e shoqërisë Lufthansa hynë sot në grevë.
Përfaqësues të shoqërisë ajrore dhe të sindikatës së punonjësve thanë se të dyja palët kanë patur kontakte por nuk kanë dhënë informacione të tjera.
Stuardët filluan grevën në mesnatë, si pjesë e një mosmarrëveshje me shoqërinë gjermane për pagat dhe shpërnguljen e vendeve të punës.
Lufthansa anuloi gati 1,200 fluturime përpara se të fillonte greva 24 orëshe.
Kompania iu ofroi udhëtarëve brenda Gjermanisë, kupona për bileta treni në këmbim të biletave të tyre të avionit.
Mosmarrëveshja mes Lufthansës dhe sindikatës që përfaqëson rreth 12 mijë punonjës shkaktoi disa ndërprerje të punës në fillim të javës.