23 Dhjetor 2024

Ndalohet qarkullimi i automjeteve në rrugën Carralevë-Duhël

Prishtinë, 13 gusht - Me vendimin e Ministrisë së Infrastrukturës, nga nesër e martë ora 7:00 deri pasnesër e merkurë në orën 07:00 ndalohet qarkullimi i të gjitha automjeteve në rrugën nacionale M25, në segmentin Carralevë - Duhël, për shkak të kryerjes sa më të shpejtë të punimeve finale – shtruarjes së shtresës përfundimtare të asfaltit në segmentin e përmendur.

Me mbylljen e rrugës nacionale M25 në segmentin Carralevë-Duhël, pjesëmarrësit në komunikacion do të shfrytëzojnë rrugët alternative rajonale në të dy drejtimet:

Arllat – Malishevë,
Duhël – Carralevë – Komoran – Arllat – Duhël,
Doganaj – Shtërpcë – Prizren dhe
Prizren – Duhël – Malishevë.

Kryerësi i punimeve, kompania “EuroIng”, obligohet që të vendosë sinjalizimin përkatës për informimin dhe orientimin e pjesëmarrësve në komunikacion gjatë gjithë kohës derisa segmenti Carralevë – Duhël të jetë i mbyllur, ndërsa rregullimi i komunikacionit dhe orientimi i pjesëmarrësve do të bëhet nga kjo kompani, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)