29 Maj 2023

Numri i përdoruesve të rrjetit telefonik fiks shënon rënie për 10 për qind

Prishtinë, 15 maj - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon Statistikat e Transportit dhe Telekomunikimit për muajin mars 2023 me të dhëna mbi Transportin Ajror, Hekurudhor, Rrugor, dhe Telekomunikimin.

Në muajin mars 2023, numri i fluturimeve të realizuara ishte 722 ose (12.1%) më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ndërsa numri i udhëtarëve në total ishte 221 282 ose  13.7% më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Ndërsa, numri i udhëtarëve që kanë shfrytëzuar trenin si mjet udhëtimi ishte 6 352 ose 7.4% më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ndërsa sasia e mallrave të transportuar në neto ton ishte 0.

Numri i përdoruesve të rrjetit telefonik fiks ishte 68 243 ose 10.3% më pak se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ndërsa trafiku i realizuar (në minuta) ishte 3 134 330 ose 0.4% më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 29 maj 2023

- Deputetja e Parlamentit Evropian dhe Raportuesja e Përhershme për Kosovën Viola Von Cramon - Taubadel do të mbajë një konferencë për shtyp. (Shtëpia e Evropës në Prishtinë përballë Zyrës së BE-së, ora 11:30)
 
- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 13:30)

- Koncerti i radhës, bashkëpunim i Chopin PianoFEST Prishtina me Filharmonine e Kosovës, sjell në skenë 2 artistë të shquar  nga Mbreteria e Bashkuar Peter Donohoe, doajenin e pianos dhe dirigjentin Robert Guy, për të performuar së bashku me Filharmoninë e Kosovës Koncertin nr.3 të S. Rachmaninof, me rastin e 150 vjetorit të këtij kompozitori gjenial të epokës së romantizmit. (KlanArena, ora 20:00)