23 Dhjetor 2024

Ndahen Hekurudhat e Kosovës

Prishtinë, 25 gusht - Hekurudhat e Kosovës nga 1 shtatori do të funksionojnë në dy pjesë, në Infrastrukturën e Hekurudhave të Kosovës apo Infrakos dhe Operimi me Trena, Hekurudha të Kosovës apo shkurtimisht Trainkos.

Kjo ndarje ka ardhë me kërkesë të Komisionit Europian, konformë shumicës së vendeve të Bashkimit Europian.

 
Ndarja në dy kompani ka ardhë në bazë të ligjit mbi hekurudhat si dhe pas vendimit të qeverisë në shkurt të vitit të kaluar. Kryeshefi ekzekutiv Xhevat Ramosaj theksoi se ndarja zyrtarisht do të fillojë me 1 shtator dhe me këtë synohet ofrim më i mirë i shërbimeve për qytetar.

“Me këtë ndarje, ne besojmë që Trainkosi do të detyrohet që maksimalisht të orfojë shërbime më të mira, sepse nesër pritet themelimi I operatorëvëe  të rinjë të Hekurudhave të cilët mund të jenë më konkurrues.”

 

Ndërkaq, kryetari I Bordit të Hekurudhave Sejdi Hoxha, prêt që së shpejti të merret edhe Kodi Ndërkombëtar për Hekurudhat e Kosovës:

“Jemi në rrugë të mirë dhe unë besoj se për një kohë shumë të shkurtër, tash kompanbia e re Train Kos do të ketë kodin shtetëror hekurudhor dhe do të mund të operojë edhe në tregun europian.”

 

Në njoftimin për këtë risi, u prezentua edhe kryetari I bordit I Trainkosit Hasan Ibraj. Ndryshe, Infrakos do ti ketë në menagjim të gjitha linjat hekurudhore në Kosovë, stacionet e trenave, stabilimentet sinjalsitike, të energjetikës dhe pronën tokësore. Trainkos ndërkaq, do ti ketë të gjitha mjetet lëvizëse, lokomotivat, vagonat e udhëtarëve e mallrave, trenat motorikë etj.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)