25 Dhjetor 2024

NATO rihap hapësirën e sipërme ajrore mbi Kosovën për fluturime të trafikut ajror civil

Pishtinë, 4 prill - Hapësira ajrore e sipërme mbi Kosovë u rihap për fluturime të trafikut civil më 3 prill 2014. Kjo erdhi si rrjedhojë e vendimit të Këshillit të Atlantikut të Veriut për të pranuar ofertën nga Qeveria e Hungarisë për të vepruar si një mundësues teknik përmes ofruesit të shërbimit të tij kombëtar navigues ajror, “Hungarocontrol”.

“Rihapja e hapësirës së sipërme ajrore në Kosovë është një shembull i rëndësishëm i bashkëpunimit rajonal dhe një hap i rëndësishëm nga i cili përfiton mbarë Ballkani Perëndimor”, tha Sekretari I NATO-s, Anders Fogh Rasmussen.

Rihapja e hapësirës ajrore do të shpie tek rrugë më të shkurtra ajrore në rajon, duke gjeneruar kursime të dukshme në kosto për përdoruesit e hapësirës ajrore dhe përfitime mjedisore. Vlerësimet tregojnë se rreth 180.000 fluturime civile do të preken çdo vit .

Në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe Marrëveshjen Teknike Ushtarake të vitit 1999, hapësira ajrore e Kosovës do të mbetet nën autoritetin e NATO-s / KFOR-it .
 
Rihapja e hapësirës së sipërme ajrore nuk do të kishte qenë e mundur pa bashkëpunimin shumëkombësh që po zhvillohet në kuadër të procesit për normalizimin e aviacionit të udhëhequr nga NATO-ja në Ballkanin Perëndimor, që përfshinë Qeverinë e Hungarisë, shtetet fqinje, EUROCONTROL-in dhe disa partnerë të tjerë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)