NATO i heq Serbisë kufizimet në hapësirën ajrore
Kjo është një shprehje shumë konkrete e përmirësimit të marrëdhënieve midis NATO-s dhe Serbisë, që do të thotë se kufizimet që janë vendosur në pjesë të hapësirës ajrore të Serbisë, qysh më 1999, janë hequr, ka thënë Stoltenberg.
Ai ka thënë se ky vendim është marrë pas angazhimit të Serbisë në normalizimin e hapësirës ajrore të Ballkanit.
Ky është nja hap i rëndësishëm drejt integrimit të plotë të rajonit në hapësirën ajrore evropiane. Dhe, ne do të vazhdojmë normalizimin, ka shtuar Stoletenberg.
Shefi i NATO-s i ka bërë këto komente në një konferencë të përbashkët me kryeministrin serb, Aleksandar Vuçiq.
Në vitin 1999, NATO ka vendosur Zonën e Sigurisë Ajrore, e cila përfshinte një hapësirë mbi 20 kilometra, nga kufiri i Kosovës në brendësi të Serbisë.