23 Dhjetor 2024

NATO i beson Hungarisë kontrollon e hapësirës ajrore të Kosovës

Prishtinë, 21 qershor - NATO-ja ia ka besuar Hungarisë kontrollin e hapësirës ajrore të Kosovës, përkatësisht mbi 9 mijë e 600 metra, për trafik civil, ka njoftuar dje kompania shtetërore për kontrollin e trafikut ajror civil HungaroControl.

Ky kontroll do të operohet nga qendra e re e kontrollit të trafikut ajror, që ka kushtuar 45.2 milionë euro, e që do të jetë gati në janar të vitit 2013.

“Qendra e re do t’i përdorë radarët në Hungari dhe në rajon për ta kryer punën”, tha Kornel Shepesi, nga kompania HungaroControl.

Vendimi i aleancës “është kontribut i përpjekjeve të NATO-s për normalizimin e trafikut ajror në Ballkan dhe stabilizimin e rajonit, në linjë me strategjinë e Hungarisë ndaj rajonit”, tha Zholt Nemeth, sekretar shtetëror në ministrinë e jashtme dhe shtoi se “ky nuk është mision politk, por krejtësisht mision teknik”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)