MZHE: Procesi i privatizimit të PTK po realizohet sipas planit
Komisioni Qeveritar për Privatizimin (KQP) e PTK-së në përputhje me vendimet e Kuvendit dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës, ka kryer procesin e para-kualifikimit të ndërmarrjeve të interesuara për privatizimin e PTK-së.
Për blerjen e 75% të aksioneve të PTK Sh.A, janë kualifikuar Hrvatski Telekom d.d., Kroaci, kompania amë Deutche Telecom, Gjermani dhe Telekom Austria AG, Austri
Procesi i vlerësimit të aplikacioneve është kryer nga një panel profesional i përbërë nga përfaqësuesit e pesë ministrive pjesëmarrëse në KQP.
Këshilltarët e transaksionit duke realizuar detyrat dhe obligimet e veta në këtë proces janë në kontakt të përhershëm me përfaqësuesit e autorizuar të kompanive të kualifikuara dhe ato janë të interesuara për të marrë pjesë në privatizimin e PTK-së.
Komisionit Qeveritar i Privatizimit, përmes Njësisë për Implementimin e projektit të privatizimit të PTK-së dhe këshilltarit të transaksionit është duke përgatitur të gjithë dokumentacionin e nevojshëm për të shpallur thirrjen për tenderim.
Hapi tjetër në këtë proces është thirrja për propozime, gjegjësisht oferta teknike, ku investitorëve të kualifikuar u ofrohet qasje në tërë dokumentacionin relevant dhe u prezantohet draft marrëveshja për shitblerjen e aksioneve me kufizimet potenciale.
Pas kësaj faze, kur të pranohen ofertat e tyre finale, kompanitë ftohen të japin ofertën e tyre financiare, i cili është kriteri i fundit për përcaktimin e tenderuesit fitues.
Procesi i privatizimit të PTK-së do të përmbyllet deri në fund të këtij viti.