04 Janar 2025

Mustafa: VALA-s i bashkohen mbi 2 mijë klientë të rinj

Prishtinë, 20 janar -  Drejtori menaxhues i VALA-s, Agron Mustafa, ka bërë me dije se numri i abonuesve të rinj të paketës televizive, është rritur për më shumë se dy mijë abonues të rinj.

“Rritja prej dy mijë klientësh, në më pak se dy muaj, bëhet e jashtëzakonshme duke pasur parasysh faktin se Telekomi i Kosovës deri më tani, ka qenë pak i përkushtuar për zhvillimin e këtij sektori. Por tani, situata ka ndryshuar. Një pjesë e madhe e resurseve njerëzore dhe financiare të Telekomit të Kosovës janë vënë në funksion të zhvillimit të pakove multimediale, pako të cilat ofrojnë paketa televizive, internet, telefoni fikse dhe mobile me çmime shumë më të mira se konkurrentët tjerë”, ka shkuar Mustafa në profilin e vet në “Facebook”.

Ai ka thënë se paketa televizive e Telekomit të Kosovës, e cila ofron televizionet kryesore të Kosovës, Shqipërisë dhe pakon tashmë të njohur “Tring”, është pasuruar me kanale të reja, duke u bërë edhe më atraktive për shikuesit.

“Interneti, është bërë shumë i shpejtë, duke shkuar edhe deri në 80 megabit për sekondë, shumë herë me shpejt sekonda mund t’i duhet një familje, ndërkohë që telefoni fiks, edhe pse nga shumë vlerësohet i tejkaluar, është shumë i domosdoshëm për ta pasur në shtëpi. Kjo ofertë, bashkë edhe me numra të telefonisë mobile për abonuesit në Telekomin e Kosovës, është ajo që ne e quajmë pako 4n\'”, ka thënë Mustafa.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)