01 Janar 2025

Mustafa premton përkrahjen për xhudon

Prishtinë, 8 shtator - Drejtori i VALA-sa, Agron Mustafa ka takuar sot Driton Kukën, Drejtor Sportiv i Federatës së Xhudos të Kosovës, i cili së bashku me të ishte edhe xhudistja e njohur, fituesen e medaljes olimpike në Baku, Nora Gjakova.

\"Po ashtu ishin edhe dy garues tjerë, potencial dhe të gatshëm për garat e ardhshme ndërkombëtare. Sporti i xhudos veçanërisht në vitet e fundit, së bashku me xhudistet e mirënjohura Majlinda Kelmendi dhe Nora Gjakova, na ka bërë mëse krenarë me arritjet e tyre në garat ndërkombëtare duke prezentuar denjësisht Republikën tonë\", ka shkruar Mustafa në Facebook.

Sipas tij qëllimi i takimit ishte që VALA duke qenë e Imja, e Juaja, e Majlindës dhe e Norës, po ashtu edhe e selektorit të reprezentacionit të xhudos së Kosovës, Dritonit, dhe e të gjithë Kosovës, të shikohen mundësitë e përkrahjes financiare nga ne për përgatitjet e xhudisteve tona për garat olimpike që do të mbahen në Rio të Brazilit më 2016!

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)