Mustafa: Nuk i paguajmë asnjë cent Z-Moblie
Prishtinë, 16 maj - Telekomi i Kosovës nuk do të përjetojë falimentim financiar e as nuk do ti paguajë mbi 30 milionë euro Z-Mobile, ani pse vendimi i Tribunalit të Arbitrazhit e obligon Telekomin që të paguajë dëmshpërblimin.
Këto komente i ka bërë kryeshefi ekzekutiv i Telekomit të Kosovës, Agron Mustafa, në një ligjëratë para studentëve të UBT-së, ku ka theksuar se kjo ndërmarrje publike së shpejti do ta zgjidhë këtë problem që daton tash e disa muaj.
Është problem qe gati 6 muaj. Na ka ngulfatur. Është vështirë të merresh me gjëra të tjera, me të tillë probleme që i kemi. Por, jo, telekomi nuk do të falimentojë assesi dhe ky vendim ose ky problem i arbitrazhit shumë shpejt do të eliminohet, e ne nuk do ti paguajmë asgjë Z Mobile. Nuk do të paguajmë asnjë cent, theksoi Mustafa.
Tutje, ai shtoi se Telekomi i Kosovës është lider në treg me 60 për qind të përdoruesve dhe se aplikacioni Viber është ai i cili po e dëmton më së shumti Telekomin e Kosovës, teksa pohoi se Viber është aplikacioni ku njerëzit përgjohen më së shumti.
54 milionë euro në vit janë të hyra që ikin prej Valës, ndërsa janë 120 minuta në ditë prej thirrjeve ndërkombëtare që Viber i vjedh në mënyrë të paligjshme, theksoi Mustafa.
Derisa, rektori i UBT-së, prof.dr Edmond Hajrizi e ka vlerësuar si shumë të rëndësishëm aspektin e telekomunikacionit.
Sipas tij, teknologjia është bazë e zhvillimit të këtyre ndërmarrjeve. Telekomi i Kosovës ka investuar shumë që të kemi teknologji moderne, ka thënë Hajrizi.