01 Janar 2025

Mustafa: Emërimet në RTK nuk i kam bërë as unë as LDK-ja

Prishtinë, 18 shtator - Kryeministri i vendit, Isa Mustafa ka reaguar lidhur me shkrimet në media se emërimi i dy personave në pozita editoriale në Radiotelevizionin e Kosovës (RTK) është bërë në marrëveshje me Kryeministrin dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK). Ai këto shkrime i quan të pavërteta.

\"Në portale është publikuar një “lajm”, sipas të cilit, emërimi i dy personave në pozita editoriale në Radiotelevizionin e Kosovës (RTK) është bërë në marrëveshje me Kryeministrin dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK). Kjo është një e pavërtetë e madhe. Të tilla, çfarë për fat të keq po lexojmë, dëgjojmë e shikojmë shpesh\", theksoj Mustaf.

Ai ka shtuar se përpjekjet për ta lidhur LDK-në dhe atë si Kryetar i saj dhe Kryeministër i Kosovës me zhvillime të tilla në RTK janë tendencioze.

\"As unë, as stafi im dhe askush në emër të Lidhjes Demokratike të Kosovës nuk ka kërkuar emërimin e asnjë emri të përveçëm në pozita editoriale.\"

\"Si kryeministër i Kosovës, mbetem i përkushtuar për ta mbështetur depolitizimin e transmetuesit publik dhe shndërrimin e tij në një shërbim cilësor për tërë publikun kosovar\", theksoi Mustafa.

Politika editoriale e RTK-së siç ka theksuar ai nuk duhet të jetë e LDK-së dhe në interes të saj por as kundër LDK-së, sikurse edhe kundër asnjë subjekti tjetër.

\"Ajo duhet të jetë e balancuar, të zbatoj kritere profesionale dhe të krijojë hapësirë të paanshme për të gjithë, ndërkaq qeverisja dhe menaxhimi të ushtrohen me mbikqyrje parlamentare, ashtu siç e parasheh ligji”, thekson në fund Mustafa.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)