26 Dhjetor 2024

Mujota vizitoi punimet në Autostradën Prishtinë-Hani i Elezit

Prishtinë, 10 tetor - Ministri i Infrastrukturës, Fehmi Mujota të premten, ka vizituar Autostradën R6 Prishtinë-Hani i Elezit, në ndërtim e sipër, me qëllim që të kuptojë  se deri ku kanë arritur punimet. Fshati  Prenoc, Komuna e Fushë Kosovës është  nyja ndërlidhëse e Autostradës R6 me Autostradën R7.

Aty në punishte ministri Mujota takoi menaxhmentin dhe punëtorët e konsorciumit ‘’Becthtel&Enka’’, dhe u njoh nga afër me punën dhe progresin e arritur.

‘’Është kënaqësi që sot kemi pare një rritje të madhe të kapacitetit në pjesën më komplekse të ndërtimit në nyjën lidhëse të autostradave që do të jetë më e madhja në rajon. Punët tash kanë filluar të marrin kahjen e vet ashtu siç i ka kapacitetet konsorciumi. Sipas dinamikës së paraparë edhe progresi është arritur plotësiht në përputhje me programin dhe parashikimet tona’, tha ministri.

Ai shtoi se punët që bëhen këtu, dëshmojnë se tashmë është shtuar numri i makinerisë dhe punëtorëve në terren dhe presim që brenda vitit të realizojmë plotësisht planin tone si në realizimin e buxhetit per këtë segment rruge, e po ashtu edhe punët fizike në terren.

Kështu sipas tij qytetarët e Prishtinës nga gjysma e vitit të ardhshëm në drejtim të Lipjanit do të kenë kyqje të lehtë në këtë pjesë të autostradës dhe shkarkim të madh të transportit në hyrje të Prishtinës perms Fushë-Kosovës.

‘Përfundimisht Prishtinës dhe qytetarëve të Kosovës do t’i zgjidhen hyrje-daljet në autostradë e magjistrale. Prej tash e tri vitet të ardhshme do ta kemi këtë projekt të përfunduar dhe kështu do ta kemi edhe një autostradë me  cilësi të standardeve të larta dhe një transport shumë më efikas’, tha ai. Ministri Mujota me këtë rast përmendi edhe përurimet e disa rrugëve në vend, siç tha në nivel lokal që nënkutpn se Qeveria po punon me kapacitet të plotë për të përmbushur obligimet edhe për projekte tjera.

’’Në më shumë se 60  projekte ministria po punon aktualisht, dhjetra prej tyre janë në fazën përfundimtare, e të tjera të gatshme për t’u lëshuar në përdorim.

Por, lajm i mire është se kemi dhjetëra projekte që fillojnë, e kjo tregon se ka një vazhdimësi të duhur për zhvillimin në përgjithësi të infrastrukturës rrugore në Kosovë’’ , vlerësoi ministri Mujota.

Ndërkaq, Chris Jennions, menaxher i këtij projekti tha se, nga ditët e para të  korrikut kur kemi filluar me punë, kemi arritur progress të mjaftueshëm dhe vazhdojmë bashkëpunimin me Ministrinë e Infrastrukturës, përkatësisht ekipin përkatës dhe siç po e shihni po punohet intensivisht duke shtuar se projekti po rritet dhe nga sot fillohet me punën 24 orëshe. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)