24 Dhjetor 2024

Mujota vizitoi punimet e asfaltimit të rrugëve në fshatin Polac

Prishtinë, 18 korrik - Ministri i Infrastrukturës, Fehmi Mujota, vizitoi sot punimet që po bëhen gjatë asfaltimit të rrugëve të fshati Polac të kësaj komune.

Gjatë kësaj vizite, ministri Mujota  tha se po bëhet një punë e madhe në ndërtimin e rrugëve të vendit tonë.

Ministri Mujota u shpreh i kënaqur me nivelin e punimeve-asfaltimit të këtyre rrugëve.

Punimet në këto rrugë qe kanë zgjatur afër 6 vite janë në përfundim e sipër, dhe kapin vlerën financiare prej 627 mijë euro.

Gjatësia e rrugës R102, si rrugë lidhëse është 1.3 kilometra. Ndërsa, gjatësia e rrugës lokale të këtij fshati është 1.8 kilometra.

Këto projekte do të përfundojnë në muajin gusht të këtij viti, ndërsa projektin është duke e realizuar kompania “Kalaja”.


 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)