Mujota, vizitoi fillimin e punimeve Han Muzeqinë - Koshare
Prishtinë, 29 gusht - Sot ministri i Infrastrukturës, Fehmi Mujota bashke me Kryetarin e Komunës se Shtimes Naim Ismajli dhe me bashkëpunëtorë, vizitoi fillimin e punimeve per rikonstruimin e rruges regjionale R207 Han ( Gjurkovc) Muzeqinë Koshare.
Segmenti Muzeqinë - Koshare kap nje gjatësi prej 7 km, ndersa segmenti Muzeqinë Vojnovc me gjatësi prej 2 km.
Për realizimin e këtij projekti Ministria e Infrastrukturës ka siguruar 9998.880.41 euro.
Projekti do të realizohet sipas standardeve të larta , me plan dinamik qe do te zgjas 113 ditë pune dhe punekryesi I ketij projekti rrugor është kompania Renelual Tahiri Prizren.