Mujota sot në Tiranë, takohet me Haxhinaston
Tiranë, 27 janar - Ministri i Infrastrukturës i Kosovës, Fehmi Mujota zhvillon sot një vizitë në Tiranë ku pritet të takohet me zyrtare në Ministrinë e Transportit dhe Infrastrukturës të Shqipërisë.
Sipas njoftimit në këtë takim pritet të diskutohen tema të interesit të përbashkët në frymën e marrëveshjes së nënshkruar në Prizren në zgjerimin dhe integrimin sa më të plotë nga fusha e përgjegjësisë së ministrive respektive.