24 Dhjetor 2024

Mujota shpërblen Lushtakët me 5 milion euro

Prishtinë, 13 korrik - Lushtakët do ta ndërtojnë autostradën, përkatësisht do ta bëjnë zgjerimin e disa kilometrave të rrugës Gjurgjicë – Pejë. 

Adnan Lushtaku (1965) dhe kompania e tij “Dreni Inginiering”  që është në konzorcium me kompaninë “Graniti” përkatësisht konzorciumi “Graniti & Dreni Inginiering” janë fitues të tenderit për zgjerimin e rrugës M9 - Segmenti: Gjurgjicë - Kijevë, Sektori \"D\" - Lot 1 (Gjurgjicë - Llozicë) dhe Lot 2 (Llozicë – Mleçan), bën të ditur sot gazeta “Bota sot” në Prishtinë.

Ky konzorcium u shpall fitues me ofertën 5 milionë e 643 mijë euro. Kishte çmimin e ofertës më të shtrenjtë, dhe si të shtrenjtë ishte i renditur në listë i 13-ti. Adnan Lushtaku edhe me parë kishte marrë tender nga Qeveria Thaçi.

Më 5.06.2013, Ministria e Infrastrukturës e Fehmi Mujotës (PDK),  ka shpallur tenderin për “Ndërtimi i Urave në R113, Zhur-Dragash - lokacioni Brezne dhe Buqe”.

Fitues i këtij tenderi me vlerën e përgjithshme të tenderit 192,223.74 Euro ka dalë kompania “Dreni Inginiering” e Adnan Lushtakut nga Skenderaj.

 Kjo kompani ofroi vlerën ofertuese të tenderit të përgjegjshëm me çmimin më të lartë: 210,755.50 Euro (vlera ofertuese më e madhe se vlera e planifikuar nga AK, shkruan sot ndër të tjerash gazeta “Bota sot” në Prishtinë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)