Mujota saboton këshilltarin e autostradës
Prishtinë, 8 mars - Ministria e Infrastrukturës (MI), e cila udhëhiqet nga Fehmi Mujota, për më shumë se një muaj, është duke e neglizhuar nënshkrimin e kontratës me kompaninë fituese për shërbime këshillimore dhe të transaksionit për autostradën Prishtinë-Hani i Elezit.
Më 30 janar 2013 në uebfaqen e Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik (KRPP) ishte publikuar njoftimi për dhënie të këtij tenderi kompanisë nga Shqipëria Cavasola Scamoni sh.p.k dhe CSM Adonino Askolli ,e cila kishte konkurruar me çmim më të lirë, përkatësisht me 444 mijë euro.
Në njoftimin për dhënie të kontratës po ashtu thuhej se data e planin kuar për nënshkrim të kontratës me fituesin është 11 shkurti 2013.Miirëpo, kanë kaluar gati një muaj, pas datës së plani?kuar për nënshkrim të kontratës dhe e njëjta nuk është nënshkruar ende.
Burime të gazetës Zëri pohojnë se MI është duke e sabotuar nënshkrimin e kontratës me fituesin, pasi që, sipas tij, po favorizohet një kompani tjetër konkurrente me çmim dy?sh më të lartë.