25 Dhjetor 2024

Mujota, përuroi rrugën e re mbi 8 kilometra

Podujevë, 1 prill - Ministri i Infrastrukturës Fehmi Mujota me bashkëpunëtorë, sot e përuroi rrugën e re të asfaltuar, e cila lidh tri fshatra të komunës së Podujevës, Majac-Lupq i Epërm-Popovë, të komunës së Podujevës.

Me këtë rast ministri Mujota theksoi se Qeveria e Kosovës është duke vazhduar në ndërtimin e rrugëve të reja, në gjithë Kosovën. Ne si Ministri e Infrastrukturës, jemi duke realizuar projekte te cilat do të ndikojnë në përmirësimin e jetës së banorëve të kësaj ane.

“ Investimi në këtë rrugë, është realizuar, pasi që është parë e nevojshme, për të gjithë banorët e kësaj zone të Llapit. Kjo rrugë do të lehtësoijë jetën e banorëve të kësaj ane, si dhe do të bëjë më të lehtë zhvillimin ekonomik”.

Projekti i kësaj rruge ka kushtuar mbi 850 mijë euro, dhe  është financuar nga Ministria e Infrastrukturës, ndërsa gjatësia e kësaj rruge është 8.24 kilometra.

Sipas ministrit Mujota në afatin kohor 2008-2013, Ministria e Infrastrukturës,  në komunën e Podujevës ka investuar 18 projekte rrugore, ndërsa gjatësia e rrugëve është mbi 8.82 kilometra, në vlerë prej 15.071.000 euro.

Në periudhën prej vitit 2011 deri në vitin 2013, janë realizuar 5 projekte të asfaltimit të rrugëve të reja, në vlerë financiare  2milionë e 790 mijë euro.

Ndërsa, gjatë këtij viti, do të realizohen 2 projekt, projekti Kërpimeh –Kaqandoll, si dhe asfaltimi i rrugës Pollatë-Reçicë-Demahmet.

Në këtë përurim të pranishëm ishin edhe deputetët e Kuvendit të Kosovës, Latif Gashi, Hashim Deshishku, zëvendësministri Forcës dhe Sigurisë, Muhamet Latifi e të tjerë.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)