Mujota, përuroi nënkalimin në Zhur
Prizren, 18 prill - Ministri i Infrasdtrukturës, Fehmi Mujota, së bashku me kryetarin e Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja,bënë, të premten ka bërë përurimin e nënkalimit në rrugën magjistrale Zhur-Morinë, në pjesën e Zhurit të Ri.
Ministri Fehmi Mujota, ka theksuar se ky projekt ka rëndësi të veçantë për banorët e këtij fshati, në veçanti fëmijët, të cilët për çdo ditë kalojnë këtë rrugë për të shkuar në shkollë.
Ky projekt është ndërtuar në saje të financimit të Ministrisë së Infrastrukturës, e cila për këtë qëllim ka dhënë mbi 120.000 mijë euro, ka theksuar ai. Ministri Mujota me bashkëpunëtorë vazhdoi vizitën në këtë rajon, me çrast vizitoi punët në realizimin e projektit të rrugës në fshatin Jabllanicë, me gjatësi prej 3,3 kilometrash, i cili ka vlerë prej rreth 500 mijë eurosh.
Në Jabllanicë Mujota u prit nga deputetët serbë të kësaj komune, të cilët falënderuan ministrin për interesimin dhe për financimin e projekteve rrugore në këtë rajon. Gjatë kësaj vizitë ministri I Infrastrukturës, Fehmi Mujota, vizitoi edhe realizimin e projekteve qe lidhin komunën e Prizrenit dhe Dragashit .