Mujota në simpoziumin për infrastrukturë dhe transport në Austri
Prishtinë, 6 nëntor - Ministri Mujota i shoqëruar nga Ambasadori i Republikës së Kosovës në Austri Sabri Kiçmari po merr pjese ne Simpoziumin për Infrastrukture dhe Transport i cili po mbahet në Vjenë të Austrisë.
Simpoziumi i Vjenës është organizuar nga Future Buisness Austria-FBA ndërsa, në të po marrin pjesë ministra, kancelarë dhe ish-presidentë nga disa vende evropiane, si dhe anëtarë të organizatave të ndryshme ndërkombëtare.
Ministri Mujota në prezantimin e tij në këtë simpozium foli për Infrastrukturën dhe Transportin në Republikën e Kosovës, projektet ndërkufitare lidhje me Evropën, ku prezantoi zhvillimet dhe arritjet e deritanishme të vendit tonë në fushën infrastrukturore, si dhe objektivat e së ardhmes në funksion të zhvillimit dhe integrimit rajonal dhe më gjerë.
Ministri Mujota ishte panelist në diskutimin e perspektivës evropiane dhe zhvillimore për vendet e rajonit përfshirë Kosovën, diskutim që zgjoi interesim dhe diskutime të shumta nga pjesëmarrësit.