24 Dhjetor 2024

Mujota në Forumin Ndërkombëtar të Transportit e Telekomunikacionit

Prishtinë, 7 shtator - Me ftesë të Ministrit të Transportit të Republikës së Turqisë, Binali Yildirim,  ministri i Infrastrukturës Fehmi Mujota me bashkëpunëtorë po merr pjesë në Forumin e XI-të (njëmbëdhjetë), Ndërkombëtar të Transportit dhe Telekomunikacionit i cili po mbahet në Stamboll.

Forumi i sivjetëm, mbahet në organizim të ministrit të Transportit të Turqisë, në të cilin po marrin rreth 20 delegacione nga shtete te ndryshme, si dhe agjenci e organizata ndërkombëtare.

Ne fjalën e tij në forum ministri Mujota, ka prezantuar të arriturat, sfidat dhe objektivat e Qeverisë së Republikës së Kosovës në fushën e  infrastrukturës. Mujota ka vënë theksin te zhvillimi i drejtimeve rrugore të rrugës VI-të (gjashtë) dhe VII-të(shtatë) përgjatë korridoreve pan-evropiane si dhe modernizimi i Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës Adem Jashari.

Ministri Mujota i njoftoi pjesëmarrësit e forumit  si dhe  me vizionin e Qeverisë së Kosovës për zhvillim ekonomik si dhe zgjerimin dhe modernizimin infrastrukturor në kuadër të bashkëpunimit dhe integrimit rajonal e më gjerë.

Gjatë kësaj vizite, ministri Mujota ka realizuar një seri takimesh me ministrat e shteteve pjesëmarrëse, ku është biseduar për mundësitë e bashkëpunimit në fusha të caktuar mes vendit tonë dhe shteteve përkatëse. Bashkëbiseduesit shprehën konsiderata të larta për arritjet e deritanishme të Kosovës dhe zotimin për bashkëpunim akoma më të gjerë në shumë fusha.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)