Mujota merr pjesë në takimin e ministrave të transportit në Jordani
Aman, 13 qershor - Ministri i Infrastrukturës Fehmi Mujota, po merr pjese ne Konferencën e ministrave të transportit rrugor për Euro-Azi, e cila po mbahet në Aman të Jordanisë.
Konferenca organizohet nga Unioni Ndërkombëtar i Rrugëve (IRU), ndërsa tema bosht është Transporti rrugor: Shtytje rajonale dhe interkontinentale e tregtisë.
Në punimet e konferencës diskutohen çështjet e transportit rrugor dhe perspektiva e zhvillimit të mëtejshëm në funksion të zhvillimit ekonomik.
Gjate konferencës ministri Mujota ka realizuar takime të shumta me homologë te vendeve pjesëmarrëse, ndërsa është pritur në takim të veçantë nga ministri i Transportit të Jordanisë, Alaa A. Batayneh, me të cilin janë diskutuar mundësitë e bashkëpunimit në fushën e transportit dhe fushat tjera me interes mes Republikës së Kosovës dhe Jordanisë.
Është kjo hera e parë që Kosova është ftuar zyrtarisht dhe merr pjesë në një konferencë të tillë.